Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9441, datë 11.11.2005 “Për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e qumështit dhe të produkteve me bazë qumështi”, të ndryshuar
Ligji nr. 73/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 73/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 31, 12 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2013-03-12
LIGJ
Nr. 73/2013
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9441, DATË 11.11.2005 “PËR
PRODHIMIN, GRUMBULLIMIN, PËRPUNIMIN DHE TREGTIMIN E QUMËSHTIT DHE TË
PRODUKTEVE ME BAZË QUMËSHTI”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9441, datë 11.11.2005 “Për prodhimin, grumbulli min, përpunimin dhe tregtimin e
qumështit dhe të produkteve me bazë qumështi”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në të gjithë ligjin emërtimi:
a) “Inspektorati Veterinar” zëvendësohet me emërtimin “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit”;
b) “Inspektorati i Ushqimit” zëvendësohet në të gjithë tekstin me emërtimin “Autoriteti Kombëtar i
Ushqimit”.
Neni 2
Në nenin 24, pas shkronjës “c” shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Inspektimi nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëhet në përputh je me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433,
datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””.
Neni 3
Në nenin 32, pas shkronjës “c” shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Masa e gjobës është dënim kryesor.”.
Neni 4
Dispozitë kalimtare
Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e ve t sipas organizimit aktual deri në
krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj.
Neni 5
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.