Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9636, datë 6.11.2006 “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”

Ligji nr. 49/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
49/2013
Data e miratimit
14 shkurt 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 30, 12 mars 2013
Hyn në fuqi
27 mars 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2013-03-12

LIGJ

Nr. 49/2013

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9636, DATË 6.11.2006

“PËR MBROJTJEN E SHËNDETIT NGA PRODUKTET E DUHANIT”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9636, datë 6.11.2006 “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në të gjithë ligjin, emërtimi “Policia Tatimore” zëvendësohet me emërtimin “Organet tatimore”.

Neni 2

Në nenin 3 bëhen këto ndryshime:

1. Pika 12 ndryshohet si më poshtë:

“12. “Mjedis publik” është çdo mjedis i hapur për publikun.”.

2. Në fund të pikës 13, fjalët “që frekuentohet gjatë orarit të punës” hiqen.

3. Pas pikës 17 shtohet pika 18 me këtë përmbajtje:

“18. “Mjedis i mbyllur” është:

a) një mjedis që ka tavan ose çati, dyer, dritare ose rrugëkalime që mund të jenë të hapura apo të mbyllura dhe është i kufizuar plotësisht me mure të përhershme ose të përkohshme;

b) një mjedis, që ka tavan ose çati, dyer, dritare ose rrugëkalime që mund të jenë të hapura apo të mbyllura dhe është i kufizuar me mure të përhershme ose të përkohshme, muret e të cilit kanë hapje të përhershme, që nuk mund të hapen apo të mbyllen, me sipërfaqe më pak se 50 për qind e sipërfaqes së përgjithshme të mureve.”.

Neni 3

Në nenin 4 bëhen këto ndryshime:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.