Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar

Ligji nr. 22/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
22/2013
Data e miratimit
14 shkurt 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 29, 11 mars 2013
Hyn në fuqi
26 mars 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2013-03-11

LIGJ

Nr. 22/2013

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 119, DATË 23.4.2009 “PËR

PLANIFIKIMIN E TERRITORIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territ orit”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe

ndryshime:

Neni 1

Në nenin 81, pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Inspektimi për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjo re, sipas këtij ligji, bëhet në përputhje

me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””.

Neni 2

Në nenin 82, pas pikës 11 shtohet pika 12 me këtë përmbajtje:

“12. Masa e gjobës dhe masat e parashikuara në pikën 8 të nenit 83 dhe masa e pezullimit ose e

ndërprerjes, e parashikuar në këtë ligj, janë dënime kryesore. Sipas nevojave të rastit, organi i kontrollit mund

të caktojë masat e parashikuara në pikën 8 të nenit 83 edhe si dënime plotësuese.”.

Neni 3

Në nenin 83, pika 5 ndryshohet si më poshtë:

“5. Procedurat e konstatimit të kundërvajtjes, të njoftimit të kundërvajtësit, vendimit, ankimit dhe

masave të tjera administrative, kundrejt shkeljeve të këtij ligji, rregullohen sipas dispozitave në fuqi për

inspektimin e ndërtimit, dispozitave të këtij ligji dhe ligjit për inspektimin.”.

Neni 4

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.