Për një ndryshim në ligjin nr. 10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”
Ligji nr. 9/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 29, 11 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 26 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2013-03-11
LIGJ
Nr. 9/2013
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 10 304, DATË 15.7.2010 “PËR SEKTORIN MINERAR NË
REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, bëhet
ndryshimi si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 2, pika 35 ndryshohet si më poshtë:
“35. “Strukturë përgjegjëse” është institucioni shtetëror, i përcaktuar me vendim të Këshillit të
Ministrave, për të siguruar zbatimin e këtij ligji. Për qëllime dhe në funksion të veprimtarisë inspektuese,
strukturë përgjegjëse do të nënkuptojë Inspektoratin Shtetëror përkatës, të caktuar në përputhje me ligjin nr. 10
433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.”.
Neni 2
Dispozitë kalimtare
Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e ve t sipas organizimit aktual deri në
krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 14.2.2013
Shpallur me dekretin nr. 7968, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar
Nishani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.