Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9103, datë 10.7.2003 “Për mbrojtjen e liqeneve ndërkufitare”

Ligji nr. 35/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
35/2013
Data e miratimit
14 shkurt 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 30, 12 mars 2013
Hyn në fuqi
27 mars 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2013-03-12

LIGJ

Nr. 35/2013

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9103, DATË 10.7.2003

“PËR MBROJTJEN E LIQENEVE NDËRKUFITARE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9103, datë 10.7.2003 “Për mbrojtjen e liqeneve ndërkufitare”, bëhen këto ndryshime dhe

shtesa:

Neni 1

Kudo në ligj emërtimi:

a) “Inspektorati Shtetëror i Mjedisit” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon fushën e

mbrojtjes së mjedisit”;

b) “Inspektorati i Peshkimit” zëvendësohet me emërtimin “Inspek torati që mbulon fushën e

peshkimit”;

c) “Policia e Ndërtimit” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorat i Ndërtimor e Urbanistik

Përgjegjës”.

Neni 2

Neni 23 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 23

1. Për kundërvajtjet administrative të përcaktuara në nenin 22 të këtij ligji, inspektorati që mbulon

fushën e mbrojtjes së mjedisit, jep dënim kryesor me gjobë si më poshtë:

a) Për shkronjat “dh”, “e”, “ë’ dhe “f” nga 100 000 deri në 300 000 lekë;

b) Për shkronjat “b”, “c” dhe “d” nga 300 000 deri në 500 000 lekë;

c) Për shkronjat “a” dhe “ç” nga 500 000 deri në 1 000 000 lekë.

2. Krahas dënimit me gjobë, inspektorati që mbulon fushën e mbr ojtjes së mjedisit mund të vendosë

edhe dënimin plotësues të mbylljes së përkohshme ose të përhers hme të veprimtarisë, në varësi të ndotjes dhe

dëmtimit të shkaktuar.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.