Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7643, datë 2.12.1992 “Për shëndetin publik dhe Inspektoratin Sanitar Shtetëror”, të ndryshuar
Ligji nr. 45/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 45/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 30, 12 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2013-03-12
LIGJ
Nr. 45/2013
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 7643, DATË 2.12.1992 “PËR SHËNDETIN PUBLIK DHE INSPEKTORATIN SANITAR SHTETËROR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 7643, datë 2.12.1992 “Për shëndetin publik dhe Inspektoratin Sanitar Shtetëror”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Titulli i ligjit bëhet “Për inspektimin sanitar”.
Neni 2
1. Kudo në ligj, emërtimi “Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes së Mjedisit” zëvendësohet me emërtimin “Ministria e Shëndetësisë”; emërtimi “Instituti Kërkimor i Higjienës dhe Epidemiologjisë” zëvendësohet me emërtimin “Instituti i Shëndetit Publik” dhe emërtimi “Inspektorati Sanitar Shtetëror” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon fushën e shëndetit”.
Neni 3
Neni 1 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 1
Inspektimi sanitar është veprimtaria që kontrollon përmbushjen e rregullave higjieno-sanitare, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga faktorët e dëmshëm për shëndetin dhe pasojat që rrjedhin prej tyre.”.
Neni 4
Neni 2 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 2
Inspektimi sanitar
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.