Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64/2012, datë 31.5.2012 “Për peshkimin”, të ndryshuar

Ligji nr. 29/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
29/2013
Data e miratimit
14 shkurt 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 30, 12 mars 2013
Hyn në fuqi
27 mars 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2013-03-12

LIGJ

Nr. 29/2013

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 64/2012, DATË 31.5.2012 “PËR PESHKIMIN”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 64/2012, datë 31.5.2012 “Për peshkimin” të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Kudo në ligj emërtimi “Inspektorati i Peshkimit” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon fushën e peshkimit” dhe emërtimi “inspektorët për peshkimin” zëvendësohet me emërtimin “inspektorët e inspektoratit që mbulon fushën e inspektimit”.

Neni 2

Në nenin 19, shkronja “i” e pikës 3 shfuqizohet.

Neni 3

Në nenin 64, pika 3 ndryshohet si më poshtë:

“3. Organet shtetërore, të ngarkuara nga legjislacioni në fuqi, kanë të drejtë të inspektojnë infrastrukturën e transferuar, sipas dispozitave të këtij ligji dhe ligjit nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe dokumentacionin përkatës.”.

Neni 4

Neni 79 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 79

Anijet e peshkimit që nuk janë subjekt i kërkesave

të librit të anijeve të peshkimit

Inspektorati që mbulon fushën e peshkimit dhe QNOD-ja monitorojnë aktivitetet e peshkimit të anijeve që nuk janë subjekt i kërkesave për plotësimin e librit të anijeve të peshkimit, si rregull, në bazë të programit të inspektimit.”.

Neni 5

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.