Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9355, datë 10.3.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”
Ligji nr. 25/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 25/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 29, 11 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 26 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2013-03-11
LIGJ
Nr. 25/2013
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9355, DATË 10.3.2005
“PËR NDIHMËN DHE SHËRBIMET SHOQËRORE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9355, datë 10.3.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, bëhen këto
ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Kudo në ligj emërtimi “Inspektorati i Ndihmës Ekonomike, Pagesës për Personat me Aftësi të
Kufizuara dhe Shërbimeve Shoqërore” zëvendësohet me emërtimin “ struktura përgjegjëse për zbatimin e
legjislacionit për ndihmën ekonomike, pagesën për personat me aftësi të kufizuara”.
Neni 2
Në nenin 26, pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“2. Ministri përgjegjës për çështjet e ndihmës dhe shërbimeve shoqërore ngre strukturën përgjegjëse
për zbatimin e legjislacionit për ndihmën ekonomike dhe pagesën për personat me aftësi të kufizuara, e cila
kontrollon veprimtarinë dhe zbatimin e legjislacionit në strukt urat dhe institucionet në varësi të tij dhe
seksionet e ndihmës ekonomike në bashki ose komuna, si dhe mira ton dokumentacionin e përcaktuar në nenin
27 pika 5 shkronja “c” të këtij ligji.”.
Neni 3
Në nenin 27, pas pikës 5 shtohen pikat 6 dhe 7 me këtë përmbajtje:
“6. Kontrolli për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjor e në fushën e shërbimeve shoqërore
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.