Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9634, datë 30.10.2006 “Për inspektimin e punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës”
Ligji nr. 24/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 24/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 29, 11 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 26 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2013-03-11
LIGJ
Nr. 24/2013
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9634, DATË 30.10.2006 “PËR
INSPEKTIMIN E PUNËS DHE INSPEKTORATIN SHTETËROR TË PUNËS”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9634, datë 30.10.2006 “Për inspektimin e punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës”,
bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Titulli i ligjit bëhet “Për inspektimin e punës”.
Neni 2
Kudo në ligj, emërtimi “Inspektorat Shtetëror i Punës” zëvendës ohet me emërtimin “Inspektorati
shtetëror që mbulon fushën e punës” , emërtimi “Inspektor i për gjithshëm” zëvendësohet me emërtimin
“Kryeinspektor”, emërtimi “Drejtoria e Përgjithshme e Inspektor a ti t të Punës” zëvendësohet me emërtimin
“Inspektorati shtetëror që mbulon fushën e punës”, emërtimi “Inspektori i Përgjithshëm”, përveç nenit 29,
zëvendësohet me emërtimin “Kryeinspektori i Inspektoratit Shtet ëror që mbulon fushën e punës”, ndërsa fjalët
“të pajisur me kartën e legjitimitetit nga ministri” hiqen.
Neni 3
Në nenin 2 bëhen ndryshimet si më poshtë:
1. Pikat 1, 2 dhe 6 ndryshohen si më poshtë:
“1. “Inspektorat” është inspektorati shtetëror që mbulon fushën e punës, organizimi dhe funksionimi i
të cilit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.