Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 44/2012, datë 19.4.2012 “Për shëndetin mendor”

Ligji nr. 61/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
61/2013
Data e miratimit
14 shkurt 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 31, 12 mars 2013
Hyn në fuqi
27 mars 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2013-03-12

LIGJ

Nr. 61/2013

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 44/2012, DATË 19.4.2012 “PËR

SHËNDETIN MENDOR”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 44/2012, datë 19.4.2012 “Për shëndetin mendor”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Pas nenit 31 shtohet neni 31/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 31/1

Inspektimi

Inspektimi i strukturave shëndetësore të shëndetit mendor kryhet nga inspektorati që mbulon fushën e

shëndetit në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e

Shqipërisë””.

Neni 2

Në nenin 34 bëhen këto ndryshime e shtesa:

1. Fjalia e parë e pikës 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Autoriteti përgjegjës për vënien dhe ekzekutimin e gjobës është inspektorati që mbulon fushën e

shëndetit.”.

2. Pika 3 shfuqizohet.

3. Pas pikës 2 shtohen pikat 3, 4 dhe 5 me këtë përmbajtje:

“3. Dënimi me gjobë është dënim kryesor, kur parashikohet si dënim më vete dhe dënim plotësues,

kur jepet njëkohësisht me masën e heqjes së të drejtës së ushtrimit të profesionit.

4. Ankimi ndaj vendimit të Inspektoratit bëhet në përputhje me ligjin për inspektimin.

5. Ekzekutimi i vendimeve bëhet sipas legjislacionit në fuqi për kundërvajtjet administrative.”.

Neni 3

Dispozitë kalimtare

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.