Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 454, datë 21.7.2011 “Për transplantimin e indeve, të qelizave dhe të organeve në Republikën e Shqipërisë”

Ligji nr. 60/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
60/2013
Data e miratimit
14 shkurt 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 31, 12 mars 2013
Hyn në fuqi
27 mars 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2013-03-12

LIGJ

Nr. 60/2013

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 454, DATË 21.7.2011 “PËR

TRANSPLANTIMIN E INDEVE, TË QELIZAVE DHE TË ORGANEVE NË REPUBLIKËN E

SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 454, datë 21.7.2011 “Për transplantimin e inde ve, të qelizave dhe të organeve në

Republikën e Shqipërisë”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 9 pika 1, pas fjalës “shëndetësore” shtohet fjala “publike”.

Neni 2

Në nenin 21, pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Heqja e organit apo indit nga një person që nuk jeton mund të realizohet vetëm në rastin kur

vdekja provohet në përputhje me kriteret mjekësore, të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 3

Neni 30 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 30

Inspektimi

Inspektimi i strukturave shëndetësore të transplantimit kryhet nga inspektorati që mbulon fushën e

shëndetit në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e

Shqipërisë””.

Neni 4

Në nenin 34 bëhen këto ndryshime e shtesa:

1. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:

“3. Autoriteti përgjegjës për vënien dhe ekzekutimin e gjobës është Inspektorati që mbulon fushën e

shëndetit.”.

2. Pika 4 shfuqizohet.

3. Pas pikës 3 shtohen pikat 4, 5 dhe 6 me këtë përmbajtje:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.