Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8045, datë 7.12.1995 “Për ndërprerjen e shtatzënisë”

Ligji nr. 57/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
57/2013
Data e miratimit
14 shkurt 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 31, 12 mars 2013
Hyn në fuqi
27 mars 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2013-03-12

LIGJ

Nr. 57/2013

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8045, DATË 7.12.1995 “PËR

NDËRPRERJEN E SHTATZËNISË”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8045, datë 7.12.1995 “Për ndërprerjen e shtatzënisë”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në të gjithë ligjin, emërtimi “Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes së Mjedisit” zëvendësohet me

emërtimin “Ministria e Shëndetësisë”.

Neni 2

Në nenin 17, fjalia e fundit ndryshohet si më poshtë:

“Gjobat vendosen nga inspektorati që mbulon fushën e shëndetit.”.

Neni 3

Pas nenit 17 shtohet neni 17/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 17/1

Inspektimi

Inspektimi për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore që burojnë nga ky ligj kryhet nga

inspektorati që mbulon fushën e shëndetit në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për

inspektimin në Republikën e Shqipërisë””.

Neni 4

Neni 18 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 18

1. Ankimi ndaj vendimit të inspektoratit bëhet në përputhje me ligjin për inspektimin.

2. Ekzekutimi i vendimeve bëhet sipas legjislacionit në fuqi për kundërvajtjet administrative.”.

Neni 5

Dispozitë kalimtare

Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e ve t sipas organizimit aktual deri në

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.