Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9942, datë 26.6.2008 “Për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut”

Ligji nr. 54/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
54/2013
Data e miratimit
14 shkurt 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 31, 12 mars 2013
Hyn në fuqi
27 mars 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2013-03-12

LIGJ

Nr. 54/2013

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9942, DATË 26.6.2008 “PËR PARANDALIMIN E ÇRREGULLIMEVE TË SHKAKTUARA NGA PAMJAFTUESHMËRIA E JODIT NË ORGANIZMIN E NJERIUT”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9942, datë 26.6.2008 “Për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në të gjithë ligjin, emërtimi “Inspektorati Sanitar Shtetëror” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon fushën e shëndetit”.

Neni 2

Pas nenit 13 shtohet neni 13/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 13/1

Inspektimi

Inspektimi për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore që burojnë nga ky ligj kryhet nga inspektorati që mbulon fushën e shëndetit, në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””.

Neni 3

Në nenin 18 bëhet ky ndryshim:

1. Pas pikës 1 shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje:

“1/1 Masa e gjobës është dënim kryesor, kur parashikohet si dënim më vete dhe dënim plotësues, kur jepet njëkohësisht me masën e bllokimit të mallit.”.

Neni 4

Neni 20 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 20

Ankimi dhe ekzekutimi

1. Ankimi ndaj vendimit të inspektoratit bëhet në përputhje me ligjin për inspektimin.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.