Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 006, datë 23.10.2008 “Për mbrojtjen e faunës së egër”, të ndryshuar

Ligji nr. 41/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
41/2013
Data e miratimit
14 shkurt 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 30, 12 mars 2013
Hyn në fuqi
27 mars 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2013-03-12

LIGJ

Nr. 41/2013

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 006, DATË 23.10.2008 “PËR MBROJTJEN E FAUNËS SË EGËR”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 006, datë 23.10.2008 “Për mbrojtjen e faunës së egër”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 40 bëhen ndryshimet dhe shtesat si më poshtë:

1. Emërtimi “Inspektorati i Peshkimit” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon fushën e peshkimit”.

2. Në pikën 4, fjalët “inspektorët veterinarë e fitosanitarë” zëvendësohen me fjalët “veterineri zyrtar dhe inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”.

3. Pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:

“5. Veprimtaria kontrolluese, sipas këtij neni, ushtrohet në përputhje me këtë ligj, ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe dispozitat e tjera në fuqi.”.

Neni 2

Në nenin 42, emërtimi “Inspektorati i Peshkimit” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon fushën e peshkimit”.

Neni 3

Neni 44 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 44

Masa të tjera

1. Organet e kontrollit, në bazë të përmasave dhe pasojave të kundërvajtjes administrative apo të veprës penale, veç gjobës, si dënim kryesor, vendosin edhe dënimin plotësues të pezullimit të përkohshëm të veprimtarisë ose mbylljes së përhershme të saj.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.