Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9048, datë 7.4.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar
Ligji nr. 77/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 77/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 31, 12 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2013-03-12
LIGJ
Nr. 77/2013
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9048, DATË 7.4.2003 “PËR
TRASHËGIMINË KULTURORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9048, datë 7.4.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe
ndryshime:
Neni 1
Në nenin 3, pas pikës 35 shtohet pika 36 me këtë përmbajtje:
“36. “Inspektim” është çdo formë kontrolli, e bërë me qëllim ve rifikimin e respektimit të kërkesave
ligjore, sipas këtij ligji.”.
Neni 2
Pas nenit 8 shtohet neni 8/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 8/1
Inspektimi
Kontrolli për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore, sipas këtij ligji, bëhet nga inspektorati
shtetëror që mbulon fushën e trashëgimisë kulturore.
Organizimi dhe funksionimi i inspektoratit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, në
përputhje me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””.
Neni 3
Në nenin 15 fjalët “Institucionet shtetërore të specializuara” zëvendësohen me fjalët “Inspektorati
shtetëror që mbulon fushën e tra shëgimisë kulturore” dhe fjalët “institucionet e mësipërme” zëvendësohen me
fjalët “inspektorati shtetëror”.
Neni 4
Në nenin 34, pas fjalëve “institucionet shtetërore të specializ uara” shtohen fjalët “dhe Inspektoratin
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.