Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 416, datë 7.4.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”

Ligji nr. 67/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
67/2013
Data e miratimit
14 shkurt 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 31, 12 mars 2013
Hyn në fuqi
27 mars 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2013-03-12

LIGJ

Nr. 67/2013

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 416, DATË 7.4.2011 “PËR

MATERIALIN MBJELLËS DHE SHUMËZUES BIMOR”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 416, datë 7.4.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, bëhen këto

ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 3, pikat 6 dhe 7 ndryshohen si më poshtë:

“6. “Inspektim” është çdo lloj kontrolli i kryer nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, për të verifikuar

respektimin e kërkesave ligjore të detyrueshme, sipas këtij ligji.

7. “Inspektor” është punonjësi i inspektoratit që mbulon fushën përkatëse pranë Autoritetit Kombëtar

të Ushqimit, i ngarkuar për kontrollin e zbatimit të këtij ligji.”.

Neni 2

Në nenin 13, bëhen ndryshimet si më poshtë:

1. Pikat 1 dhe 4 ndryshohen si më poshtë:

“1. Inspektimi i subjekteve përkatëse, sipas këtij ligji, bëhet jo më pak se 2 herë në vit nga inspektorët

e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Nëse nga kontrolli rezulton se furnizuesi nuk ka plotësuar detyrimet e

përcaktuara, inspektori urdhëron plotësimin e tyre brenda një afati kohor, por jo më shumë se 15 ditë.

4. Procedura e inspektimit zhvillohet në përputhje me ligjin nr . 10 433, datë 16.6.2011 “Për

inspektimin në Republikën e Shqipërisë””.

2. Në pikën 6, fjalët “Metodika e inspektimit” hiqen.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.