Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9587, datë 20.7.2006 “Për mbrojtjen e biodiversitetit”
Ligji nr. 37/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 37/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 30, 12 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2013-03-12
LIGJ
Nr. 37/2013
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9587, DATË 20.7.2006 “PËR MBROJTJEN
E BIODIVERSITETIT”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9587, datë 20.7.2006 “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në të gjithë ligjin, emërtimi “Inspektorati i Mjedisit” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që
mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit”.
Neni 2
Në nenin 49 bëhen këto ndryshime e shtesa:
1. Emërtimi “Inspektorati i Peshkimit” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon fushën e
peshkimit”, emërtimi “Inspektorati i Mbrojtjes së Bimëve” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që
mbulon fushën e mbrojtjes së bimëve” dhe emërtimi “Inspektorati Zooveteriner” zëvendësohet me emërtimin
“Shërbimi i Zooteknisë”.
2. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Për ruajtjen e biodiversitetit dhe të përbërësve të tij, në zbatimin e kërkesave të këtij ligji,
ushtrojnë kontroll inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit, Policia e Shtetit, Policia Pyjore,
inspektorati që mbulon fushën e peshkimit, inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së bimëve, Shërbimi i
Zooteknisë dhe inspektoratet e tjera.”.
3. Pas pikës 3 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.