Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8308, datë 18.3.1998 “Për transportet rrugore”, të ndryshuar

Ligji nr. 21/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
21/2013
Data e miratimit
14 shkurt 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 29, 11 mars 2013
Hyn në fuqi
26 mars 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2013-03-11

LIGJ

Nr. 21/2013

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8308, DATË 18.3.1998 “PËR

TRANSPORTET RRUGORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8308, datë 18.3.1998 “Për transportet rrugore”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe

ndryshime:

Neni 1

Në nenin 64 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Inspektimi për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore bëhet në përputhje me këtë ligj dhe

ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””.

Neni 2

Neni 65 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 65

Personat e ngarkuar me detyrën e kontrollit/inspektimit shtetëror janë të autorizuar nga organi i

specializuar i kontrollit dhe pajisen me dokumentin përkatës të identitetit si kontrollor/inspektor. Ata e

ushtrojnë veprimtarinë sipas këtij ligji, duke verifikuar të gjithë dokumentacionin dhe evidencat që i takojnë

transportit rrugor.”.

Neni 3

Neni 70 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 70

Kundërvajtjet administrative konstatohen, shqyrtohen dhe ndëshk ohen nga personat e ngarkuar me

detyrën e kontrollit/inspektimit shtetëror të transportit, në përputhje me këtë ligj dhe me ligjin për inspektimin.

Ndaj vendimit që konstaton kundërvajtjen administrative mund të bëhet ankim në përputhje me ligjin

për inspektimin.”.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.