Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9947, datë 7.7.2008 “Për pronësinë industriale”
Ligji nr. 10/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 29, 11 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 26 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2013-03-11
LIGJ
Nr. 10/2013
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9947, DATË 7.7.2008 “PËR PRONËSINË
INDUSTRIALE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9947, datë 7.7.2008 “Për pronësinë industriale”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Kudo në ligj fjalët “Struktura përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut” zëvendësohen me fjalët
“Inspektorati që mbulon fushën e mbikëqyrjes së tregut”.
Neni 2
Në nenin 199, pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Çdo veprim i kryer në kundërshtim me përcaktimet e neneve 3 6, 127, 156 e 178 të këtij ligji, për
shkelje të të drejtave të pronësisë industriale, kur nuk përbën vepër penale, përbën ku ndërvajtje administrative
dhe dënohet me dënim kryesor me gjobë nga 100 000 deri në 500 0 00 lekë. Gjobat vendosen nga inspektorati
që mbulon fushën e mbikëqyrjes së tregut.”.
Neni 3
Pas nenit 199 shtohet neni 199/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 199/1
Ankimi
Ndaj vendimit të inspektoratit mund të bëhet ankim në përputhje me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011
“Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.”.
Neni 4
Neni 200 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 200
Kontrolli dhe mbikëqyrja e tregut të brendshëm
1. Kontrolli për zbatimin e këtij ligji në tregun e brendshëm bëhet në përputhje me ligjin për
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.