Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9115, datë 24.7.2003 “Për trajtimin e ujërave të ndotura”, të ndryshuar

Ligji nr. 34/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
34/2013
Data e miratimit
14 shkurt 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 30, 12 mars 2013
Hyn në fuqi
27 mars 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2013-03-12

LIGJ

Nr. 34/2013

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9115, DATË 24.7.2003

“PËR TRAJTIMIN E UJËRAVE TË NDOTURA”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9115, datë 24.7.2003 “Për trajtimin e ujërave të ndotura”, të ndryshuar, bëhen këto

ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në të gjithë ligjin, emërtimi “Inspektorati Shtetëror i Mjedisit” zëvendësohet me emërtimin

“Inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit” dhe emë rtimi “Inspektorati Sanitar Shtetëror”

zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon fushën e shëndetit”.

Neni 2

Neni 24 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 24

Dënimet dhe masat urgjente

1. Për kundërvajtjet administrative, të parashikuara në nenin 2 3 të këtij ligji, inspektorati që mbulon

fushën e mbrojtjes së mjedisit jep dënim kryesor me gjobë si më poshtë:

a) Për shkronjat “e”, “ë”, “f” dhe “g” nga 100 000 deri në 300 000 lekë;

b) Për shkronjat “a”, “b”, “e” dhe “dh” nga 300 000 deri në 500 000 lekë;

c) Për shkronjat “ç” dhe “d” nga 500 000 deri në 1 000 000 lekë.

2. Krahas dënimit me gjobë, inspektorati që mbulon fushën e mbr ojtjes së mjedisit mund të vendosë

edhe dënimin plotësues të mbylljes së përkohshme ose të përhers hme të veprimtarisë, në varësi të ndotjes dhe

dëmtimit të shkaktuar.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.