Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 390, datë 3.3.2011 “Për plehrat e përdorimit për bimësinë”
Ligji nr. 64/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 64/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 31, 12 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2013-03-12
LIGJ
Nr. 64/2013
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 390, DATË 3.3.2011 “PËR PLEHRAT E
PËRDORIMIT PËR BIMËSINË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 390, datë 3.3.2011 “Për plehrat e përdorimit për bimësinë”, bëhen këto ndryshime dhe
shtesa:
Neni 1
Në nenin 12, pika 1 shfuqizohet.
Neni 2
Në nenin 20 bëhen ndryshimet si më poshtë:
1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“2. Inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, gjatë ushtr imit të detyrave të tyre, duhet të
identifikohen me kartën e inspektorit, të lëshuar në përputhje me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për
inspektimin në Republikën e Shqipërisë””.
2. Pika 3 shfuqizohet.
Neni 3
Në nenin 24, pas paragrafit të fundit shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
“3. Masa me gjobë, sipas këtij neni, është dënim kryesor, ndërs a masa e detyrimit të kthimit të plehut
në vendin e origjinës, sipas shkronjës “d” të këtij neni, është dënim plotësues.”.
Neni 4
Neni 25 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 25
Procedura e kundërvajtjes administrative
1. Të drejtën e dhënies së masës administrative, siç është para shikuar në nenin 24 të këtij ligji, e ka
inspektori.
2. Kundër vendimit të inspektorit mund të bëhet ankim në përputhje me ligjin për inspektimin.”.
Neni 5
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.