Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995 “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, të ndryshuar

Ligji nr. 46/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
46/2013
Data e miratimit
14 shkurt 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 30, 12 mars 2013
Hyn në fuqi
27 mars 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2013-03-12

LIGJ

Nr. 46/2013

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 7975, DATË 26.7.1995 “PËR BARNAT

NARKOTIKE DHE LËNDËT PSIKOTROPE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995 “Për barnat narkotike dhe lë ndët psikotrope”, të ndryshuar, bëhen

këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 98, paragrafi i dytë ndryshohet si më poshtë:

“Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave (QKKB), si dhe organet e tjera të autorizuara bëjnë, të

paktën një herë në dy vjet, inspektimin e programuar të objekte ve, ndërtesave, lëndëve gjendje dhe regjistrave.

Inspektimet jashtë programit kryhen në çdo kohë. Inspektimi për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore

që burojnë nga ky ligj bëhet në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në

Republikën e Shqipërisë””.

Neni 2

Në nenin 99, fjalët “inspektorët e farmacisë” zëvendësohen me fjalët “inspektorët e Qendrës

Kombëtare të Kontrollit të Barnave (QKKB)”.

Neni 3

Në nenin 101 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Masa e gjobës është dënim kryesor.”.

Neni 4

Neni 102 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 102

1. Kundër vendimit të inspektorit mund të bëhet ankim në përputhje me ligjin për inspektimin.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.