Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8897, datë 16.5.2002 “Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja”, të ndryshuar
Ligji nr. 28/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 28/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 30, 12 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2013-03-12
LIGJ
Nr. 28/2013
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8897, DATË 16.5.2002 “PËR MBROJTJEN
E AJRIT NGA NDOTJA”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8897, datë 16.5.2002 “Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja”, të ndryshuar, bëhen këto
ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Kudo në ligj emërtimi “Inspektorati i Mbrojtjes së Mjedisit” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati
që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit”.
Neni 2
Në nenin 19 bëhen këto ndryshime:
1. Pikat 2 dhe 3 ndryshohen si më poshtë:
“2. Gjoba si dënim kryesor vendoset, shqyrtohet dhe vendoset përfundimisht nga inspektorati që
mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit. Inspektorati, krahas gjo bës, vendos dënime plotësuese dhe merr masat
urgjente të nevojshme në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në
Republikën e Shqipërisë”.
3. Masa e pezullimit të veprimtarisë, sekuestrimit, mbylljes së përhershme të veprimtarisë apo
ndërprerjes së veprimtarisë, të parashikuara në këtë nen, janë dënime plotësuese.”.
2. Pas pikës 3 shtohen pikat 4 dhe 5 me këtë përmbajtje:
“4. Kontrolli për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjor e, që burojnë nga ky ligj, bëhet në
përputhje me këtë ligj dhe ligjin për inspektimin.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.