Për disa ndryshime në ligjin nr. 8025, datë 9.11.1995 “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar
Ligji nr. 26/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 26/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 29, 11 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 26 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2013-03-11
LIGJ
Nr. 26/2013
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8025, DATË 9.11.1995 “PËR MBROJTJEN NGA
RREZATIMET JONIZUESE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8025, datë 9.11.1995 “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar, bëhen këto
ndryshime:
Neni 1
Në nenin 7, shkronja “g” ndryshohet si më poshtë:
“g) Bashkëpunon me inspektoratin që mbulon fushën e punës dhe m e inspektoratin që mbulon fushën
e shëndetit.”.
Neni 2
Neni 8 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 8
Organet që kryejnë verifikimin e respektimit të kërkesave të këtij ligji
1. Zyra e mbrojtjes nga rrezatimet ka këto detyra e të drejta:
a) Paraqet për miratim në komision aktet rregulluese të veprimtarisë së mbrojtjes nga rrezatimet.
b) Kontrollon në praktikë zbatimin e akteve ligjore e nënligjore në fushën e mbrojtjes nga rrezatimet.
c) Kryen inspektimin e instalim eve dhe veprimtarive me rrezati m, në përputhje me ligjin nr. 10 433,
datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
ç) Mbledh informacion dhe kryen matjet e analizat e nevojshme për kontrollin e mbrojtjes nga
rrezatimet.
d) Përgatit dosjet për dhënien, pezullimin dhe heqjen e licenc ave dhe ia paraqet komisionit për
miratim.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.