Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9875, datë 14.2.2008 “Për metrologjinë”, të ndryshuar

Ligji nr. 14/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
14/2013
Data e miratimit
14 shkurt 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 29, 11 mars 2013
Hyn në fuqi
26 mars 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2013-03-11

LIGJ

Nr. 14/2013

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9875, DATË 14.2.2008 “PËR

METROLOGJINË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9875, datë 14.2.2008 “Për metrologjinë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Kudo në ligj fjalët “Metrologu i autorizuar” zëvendësohen me fjalët “Metrologu i miratuar”, fjalët

“Inspektorit metrolog” zëvendësohen me fjalën “Inspektor” dhe e mërtimi “Drejtoria e Përgjithshme e

Metrologjisë” zëvendësohet me fjalën “Inspektori”.

Neni 2

Në nenin 3, pika 24 ndryshohet si më poshtë:

“24. “Inspektimi metrologjik” është kontrolli që ushtrohet në lidhje me vendosjen në treg dhe

përdorimin e instrumenteve matëse që kryhet me qëllim për të provuar që ato ja në zbatuar/ përdorur në

mënyrë korrekte, në përputhje me këtë ligj dhe rregulloret që i përkasin. Ai përfshin dhe kontrollin e

korrektësisë së sasisë së treguar dhe përmbajtjes në parapaketime tashmë të vendosura në treg.”.

Neni 3

Në nenin 6, pas shkronjës “dh” shtohet shkronja “e” me këtë përmbajtje:

“e) Inspektorati që mbulon fushën e metrologjisë.”.

Neni 4

Pas nenit 7 shtohet neni 7/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 7/1

Organizimi dhe funksionimi i inspektoratit që mbulon

fushën e metrologjisë

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.