Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr. 8702, datë 1.12.2000 “Për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve dhe të fermave blegtorale”

Ligji nr. 66/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
66/2013
Data e miratimit
14 shkurt 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 31, 12 mars 2013
Hyn në fuqi
27 mars 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2013-03-12

LIGJ

Nr. 66/2013

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8702, DATË 1.12.2000 “PËR IDENTIFIKIMIN DHE

REGJISTRIMIN E KAFSHËVE DHE TË FERMAVE BLEGTORALE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8702, datë 1.12.2000 “Për identifikimin dhe regji strimin e kafshëve dhe të fermave

blegtorale”, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Neni 7 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 7

Organ kontrolli është veterinari zyrtar, në përputhje me legjis lacionin në fuqi “Për Shërbimin

Veterinar”.”.

Neni 2

Neni 9 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 9

Për kundërvajtjet administrative, të parashikuara në nenin 8 të këtij ligji, veterinari zyrtar vendos

dënimin kryesor me gjobë, në përputhje me procedurat e parashik uara në ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për

inspektimin në Republikën e Shqipërisë” si më poshtë:

a) Për shkeljet e parashikuara në nenin 8 shkronjat “a”, “c” dhe “ç” jepen gjoba nga 5 000 deri në 10

000 lekë.

b) Për shkeljet e parashikuara në nenin 8 shkronja “b” jepen gjoba nga 3 000 deri në 5 000 lekë.”.

Neni 3

Neni 10 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 10

Ndaj vendimit të veterinarit zyrtar mund të bëhet ankim në përputhje me ligjin për inspektimin.

Ekzekutimi i masës administrative bëhet në favor të Buxhetit të Shtetit, në përputhje me legjislacionin

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.