Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin në ndërtim”, të ndryshuar
Ligji nr. 23/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 23/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 29, 11 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 26 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2013-03-11
LIGJ
Nr. 23/2013
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9780, DATË 16.7.2007 “PËR INSPEKTIMIN NË NDËRTIM”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin në ndërtim”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 4 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Inspektimi për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore, sipas këtij ligji, bëhet në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””.
Neni 2
Në fund të nenit 5 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Masa e pezullimit të punimeve dhe e prishjes së ndërtimit të kundërligjshëm mund të vlerësohen nga inspektorati përkatës, sipas nevojave të rastit, si dënim kryesor ose dënim plotësues. Ndërsa masa e vendimit për zhdëmtim është dënim plotësues.”.
Neni 3
Nenet 12 dhe 13 shfuqizohen.
Neni 4
Neni 14 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 14
Ankimi administrativ dhe gjyqësor
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.