Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9380, datë 28.4.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, të ndryshuar
Ligji nr. 78/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 78/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 31, 12 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2013-03-12
LIGJ
Nr. 78/2013
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9380, DATË 28.4.2005
“PËR TË DREJTËN E AUTORIT DHE TË DREJTAT E TJERA TË LIDHURA
ME TË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9380, datë 28.4.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, të
ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 4, pas pikës 43 shtohet pika 44 me këtë përmbajtje:
“44. “Inspektim” është çdo lloj forme kontrolli, që kryhet nga struktura përgjegjëse për verifikimin e
respektimit të kërkesave ligjore, që kryhet në zbatim të këtij ligji dhe në përputhje me ligjin nr. 10 433, datë
16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””.
Neni 2
Neni 107 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 107
Statusi juridik
1. Autorët, interpretuesit/ekzekutuesit, prodhuesit e fonograme ve dhe mbajtësit e tjerë të së drejtës së
autorit dhe të drejtave të lidhura gëzojnë të drejtën të krijoj në agjenci për administrimin kolektiv të të drejtave
të tyre pasurore (në vijim, agjencitë e administrimit kolektiv) . AAK-të janë persona juridikë, të cilët krijohen
dhe funksionojnë sipas dispozitave të mëposhtme të këtij ligji dhe në përputhje me licencën e dhënë nga
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.