Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9362, datë 24.3.2005 “Për shërbimin e mbrojtjes së bimëve”, të ndryshuar
Ligji nr. 71/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 71/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 31, 12 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2013-03-12
LIGJ
Nr. 71/2013
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9362, DATË 24.3.2005 “PËR SHËRBIMIN E
MBROJTJES SË BIMËVE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9362, datë 24.3.2005 “Për shërbimin e mbrojtjes së bimëve”, të ndryshuar, bëhen këto
ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në të gjithë ligjin, emërtimi “Inspektorati i Mbrojtjes së Bimë ve dhe të Karantinës” zëvendësohet me
emërtimin “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit”.
Neni 2
Në nenin 2, pika 15 ndryshohet si më poshtë:
“15. “Inspektim” është çdo formë kontrolli e kryer për të verif ikuar respektimin e kërkesave ligjore,
sipas këtij ligji, i kryer nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në përputhje me këtë ligj dhe me ligjin nr. 10 433,
datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””.
Neni 3
Në nenin 4, pika 2 shfuqizohet.
Neni 4
Në nenin 28 bëhet ndryshimi dhe shtesa si më poshtë:
1. Pika 6 ndryshohet si më poshtë:
“6. Në rast përsëritjeje të kundërvajtjeve administrative, të parashikuara në pikat 8 e 9 të nenit 27 të
këtij ligji, subjektit i jepet dënim me gjobë 50 000 lekë, si dhe i propozohet ministrit heqja e licencës
përkatëse.”.
2. Pas pikës 6 shtohet pika 7 me këtë përmbajtje:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.