Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9707, datë 5.4.2007 “Për kontrollin shtetëror të veprimtarisë së import-eksportit të mallrave ushtarake dhe mallrave e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, të ndryshuar

Ligji nr. 75/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
75/2013
Data e miratimit
14 shkurt 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 31, 12 mars 2013
Hyn në fuqi
27 mars 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2013-03-12

LIGJ

Nr. 75/2013

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9707, DATË 5.4.2007 “PËR KONTROLLIN

SHTETËROR TË VEPRIMTARISË SË IMPORT- EKSPORTIT TË MALLRAVE USHTARAKE

DHE MALLRAVE E TEKNOLOGJIVE ME PËRDORIM TË DYFISHTË”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9707, datë 5.4.2007 “Për kontrollin shtetëror të veprimtarisë së import-eksportit të

mallrave ushtarake dhe mallrave e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime

dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 2, pas pikës 28 shtohet pika 29 me këtë përmbajtje:

“29. “Inspektimi” është formë kontrolli, me qëllim verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore, sipas

këtij ligji, i kryer në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 1 0 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në

Republikën e Shqipërisë””.

Neni 2

Në nenin 5, pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:

“5. Ushtrimi i kontrollit për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore mund të bëhet nga autoriteti

përkatës kompetent edhe pa paralajmërim, kur vlerësohet që një gjë e tillë mund të dëmtojë përmbushjen e

qëllimit të kontrollit.”.

Neni 3

Neni 31 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 31

Përgjegjësia e subjekteve ligjore për shkeljen e legjislacionit

në fushën e kontrollit të eksportit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.