Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8734, datë 1.2.2001 “Për garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve dhe të instalimeve elektrike”, të ndryshuar
Ligji nr. 13/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 13/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 29, 11 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 26 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2013-03-11
LIGJ
Nr. 13/2013
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8734, DATË 1.2.2001 “PËR GARANTIMIN
E SIGURISË SË PUNËS TË PAJISJEVE DHE TË INSTALIMEVE ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8734, datë 1.2.2001 “Për garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve dhe të instalimeve
elektrike”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 2 pika 2 dhe kudo në ligj emërtimi “Inspektorati Qendror Teknik” zëvendësohet me
emërtimin “Inspektorati Shtetëror Përgjegjës për Sigurinë e Pajisjeve dhe Instalimeve Elektrike (në vijim në
tekstin e ligjit Inspektorati)” dhe shkurtimet “IQT” e “IPIE” zëvendësohen me fjalën “Inspektorati”.
Neni 2
Në nenin 2 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. “Vendosje në treg” ka të njëjtin kuptim si edhe në ligjin nr. 10 489, datë 15.12.2011 “Për tregtimin
dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”.”.
2. Në pikën 3 fjala “thelbësore” hiqet.
3. Në pikën 4, pas shkronjës “b” shtohet shkronja “c” me këtë përmbajtje:
“c) Instalime të tensionit të ulët, të projektuara për tension alternativ 50 – 1 000 volt dhe për tension të
vazhduar 75 – 1 500 volt.”.
4. Kudo në këtë nen emërtimi “Inspektorati Shtetëror i Punës” zëvendësohet me emërtimin
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.