Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9928, datë 9.6.2008 “Për shërbimin shëndetësor stomatologjik në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
Ligji nr. 50/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 50/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 30, 12 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2013-03-12
LIGJ
Nr. 50/2013
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9928, DATË 9.6.2008
“PËR SHËRBIMIN SHËNDETËSOR STOMATOLOGJIK NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9928, datë 9.6.2008 “Për shërbimin shëndetësor st omatologjik në Republikën e
Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 7, shkronja “b” shfuqizohet.
Neni 2
Neni 8 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 8
Inspektorati që mbulon fushën e shëndetit
Mbikëqyrja për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore që burojnë nga ky ligj, në shërbimin
shëndetësor stomatologjik, kryhet nga inspektorati që mbulon fushën e shëndetit, në përputhje me këtë ligj dhe
ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””.
Neni 3
Në nenin 9 bëhen këto ndryshime:
1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“2. Autoriteti përgjegjës për vënien dhe ekzekutimin e gjobave është inspektorati që mbulon fushën e
shëndetit.”.
2. Pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
“3. Masa e gjobës është dënim kryesor. Masa e ndërprerjes së veprimtarisë, sipas shkronjës “a” të këtij
neni, është dënim plotësues dhe masa e mbylljes së veprimtarisë , sipas shkronjës “b” të këtij neni, është dënim
kryesor.”.
Neni 4
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.