Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9902, datë 17.4.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, të ndryshuar
Ligji nr. 15/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 15/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 29, 11 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 26 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2013-03-11
LIGJ
Nr. 15/2013
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9902, DATË 17.4.2008 “PËR MBROJTJEN
E KONSUMATORËVE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9902, datë 17.4.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorë ve”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa
dhe ndryshime:
Neni 1
Kudo në ligj fjalët “Struktura përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut” zëvendësohen me fjalët
“Inspektorati përgjegjës për mbikëqyrjen e tregut”, ndërsa në nenin 57 zëvendësohen me fjalët “Inspektori i
inspektoratit përgjegjës për mbikëqyrjen e tregut” dhe emërtimi “Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë”
zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon fushën e metrologjisë”.
Neni 2
Në nenin 51, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
“3. Kontrolli i respektimit të kërkesave ligjore, sipas këtij ligji, bëhet në përputhje me këtë ligj dhe
ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.”.
Neni 3
Në nenin 57, pas pikës 5 shtohet pika 6 me këtë përmbajtje:
“6. Gjobat e vendosura sipas këtij neni janë dënime kryesore.”.
Neni 4
Nenit 58 i shtohet titulli “Gjobat e komisionit”.
Neni 5
Pas nenit 58 shtohet neni 58/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 58/1
Shqyrtimi dhe ankimi i gjobave
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.