Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8876, datë 4.4.2002 “Për shëndetin riprodhues”, të ndryshuar
Ligji nr. 56/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 56/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 31, 12 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2013-03-12
LIGJ
Nr. 56/2013
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8876, DATË 4.4.2002 “PËR SHËNDETIN
RIPRODHUES”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8876, datë 4.4.2002 “Për shëndetin riprodhues”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe
shtesa:
Neni 1
Në nenin 42, pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Shkeljet e rregullave të parashikuara në këtë ligj, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë
kundërvajtje administrative dhe dënohen si më poshtë:
a) për ushtrim profesioni në fushën e shëndetit riprodhues nga mjekët e këtij specialiteti pa licencë,
me gjobë nga 25 000 deri në 100 000 lekë;
b) për funksionimin e institucioneve shëndetësore private pa licencë në fushën e shëndetit
riprodhues, me gjobë nga 50 000 deri në 1 000 000 lekë.”.
Neni 2
Në nenin 42, pas pikës 2 shtohen pikat 3, 4, 5 dhe 6 me këtë përmbajtje:
“3. Masa e gjobës është dënim kryesor kur parashikohet si dënim më vete dhe dënim plotësues kur
jepet njëkohësisht me masat e parashikuara në pikën 2.
4. Inspektimi për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjor e që burojnë nga ky ligj kryhet nga
inspektorati që mbulon fushën e shëndetit, në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për
inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.