Për disa ndryshime në ligjin nr. 8880, datë 15.4.2002 “Për të drejtat e seleksionerit të bimëve”, të ndryshuar
Ligji nr. 68/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 68/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 31, 12 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2013-03-12
LIGJ
Nr. 68/2013
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8880, DATË 15.4.2002 “PËR TË DREJTAT E
SELEKSIONERIT TË BIMËVE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8880, datë 15.4.2002 “Për të drejtat e seleksione rit të bimëve”, të ndryshuar, bëhet ky
ndryshim:
Neni 1
Neni 38 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 38
1. Shkeljet e parashikuara në shkronjat “a” dhe “b” të nenit 36 të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër
penale, dënohen me dënim kryesor me gjobë nga 50 000 deri në 15 0 000 lekë nga inspektori i Autoritetit
Kombëtar të Ushqimit.
2. Në rast përsëritjeje të këtyre shkeljeve, vendoset dyfishi i gjobës maksimale.
3. Inspektimi në zbatim të këtij ligji dhe vendosja e dënimit administrativ bëhen në përputhje me ligjin
nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””.
4. Procedurat e ekzekutimit të gjobës bëhen në përputhje me leg jislacionin në fuqi për kundërvajtjet
administrative.
5. Gjobat e vjela kalojnë 60 për qind në Buxhetin e Shtetit dhe 40 për qind te zotëruesi i patentës.”.
Neni 2
Dispozitë kalimtare
Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e ve t sipas organizimit aktual deri në
krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj.
Neni 3
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.