Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9290, datë 7.10.2004 “Për produktet e ndërtimit”, të ndryshuar

Ligji nr. 19/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
19/2013
Data e miratimit
14 shkurt 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 29, 11 mars 2013
Hyn në fuqi
26 mars 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2013-03-11

LIGJ

Nr. 19/2013

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9290, DATË 7.10.2004 “PËR PRODUKTET

E NDËRTIMIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9290, datë 7.10.2004 “Për produktet e ndërtimit”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe

ndryshime:

Neni 1

Në nenin 3, pas pikës 16 shtohet pika 17 me këtë përmbajtje:

“17. “Inspektim” është çdo lloj forme kontrolli për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore, i

kryer në zbatim të këtij ligji dhe në përputhje me ligjin nr. 1 0 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në

Republikën e Shqipërisë””.

Neni 2

Në nenin 20, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:

“3. Masat e parashikuara në shkronjat “ç”, “d”, “dh” dhe “e” të këtij neni janë masa urgjente dhe

mund të vendosen krahas masave urgjente që parashikon ligji për inspektimin.”.

Neni 3

Në nenin 21, pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Ankimi kundër vendimeve të marra, në përputhje me pikën 2 të nenit 20, bëhet në përputhje me

ligjin për inspektimin dhe nuk e pezullon zbatimin e tyre.”

Neni 4

Në nenin 23 bëhen këto ndryshime:

1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Gjobat vendosen nga Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik Kom bëtar dhe janë dënim administrativ

kryesor.”.

2. Pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.