Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9323, datë 25.11.2004 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, të ndryshuar
Ligji nr. 47/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 47/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 30, 12 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2013-03-12
LIGJ
Nr. 47/2013
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9323, DATË 25.11.2004 “PËR BARNAT
DHE SHËRBIMIN FARMACEUTIK”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9323, datë 25.11.2004 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, të ndryshuar, bëhen këto
shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 3, pas pikës 31 shtohet pika 32 me këtë përmbajtje:
“32. “Inspektim” është çdo lloj forme kontrolli për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore, i cili
bëhet në përputhje me këtë ligj dhe me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e
Shqipërisë””.
Neni 2
Në nenin 54, emërtimet “Inspektorati Veterinar” dhe “Inspektora ti i Mjedisit” zëvendësohen,
përkatësisht, me emërtimet “Shërbimi veterinar” dhe “Inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit”.
Neni 3
Në nenin 57, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
“3. Masa e dënimit me gjobë është dënim kryesor, ndërsa masa e konfiskimit është dënim plotësues.”.
Neni 4
Neni 60 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 60
Marrja e vendimit dhe ankimi
1. Shqyrtimi, marrja e vendimit përfundimtar dhe ankimi ndaj ve ndimit të marrë, sipas neneve 57, 58
e 59 të këtij ligji, bëhen në përputhje me ligjin për inspektimin.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.