Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9739, datë 21.5.2007 “Për shërbimin e transfuzionit të gjakut në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
Ligji nr. 59/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 59/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 31, 12 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2013-03-12
LIGJ
Nr. 59/2013
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9739, DATË 21.5.2007 “PËR SHËRBIMIN E
TRANSFUZIONIT TË GJAKUT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9739, datë 21.5.2007 “Për shërbimin e transfuzionit të gjakut në Republikën e
Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 12, pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
“3. Instituti i Shëndetit Publik monitoron zbatimin e rregullav e të cilësisë dhe sigurisë së gjakut e të
produkteve të tij.”.
Neni 2
Neni 23 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 23
Inspektimi i strukturave të shërbimit të transfuzionit
Inspektimi i strukturave të shërbimit të transfuzionit kryhet nga inspektorati që mbulon fushën e
shëndetit, në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e
Shqipërisë””.
Neni 3
Në nenin 24, pika 3 shfuqizohet.
Neni 4
Në nenin 26 bëhen këto ndryshime e shtesa:
1. Paragrafi i fundit shfuqizohet.
2. Pas pikës 3 shtohen pikat 4, 5 dhe 6 me këtë përmbajtje:
“4. Dënimi me gjobë është dënim kryesor kur parashikohet si dënim më vete dhe dënim plotësues kur
jepet njëkohësisht me masën e heqjes së të drejtës së ushtrimit të profesionit dhe mbylljen e veprimtarisë.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.