Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr. 8528, datë 23.9.1999 “Për nxitjen dhe mbrojtjen e të ushqyerit me gji”

Ligji nr. 58/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
58/2013
Data e miratimit
14 shkurt 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 31, 12 mars 2013
Hyn në fuqi
27 mars 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2013-03-12

LIGJ

Nr. 58/2013

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8528, DATË 23.9.1999 “PËR NXITJEN DHE MBROJTJEN

E TË USHQYERIT ME GJI”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8528, datë 23.9.1999 “Për nxitjen dhe mbrojtjen e të ushqyerit me gji”, bëhen këto

ndryshime:

Neni 1

Në nenin 12, fjalia e dytë ndryshohet si më poshtë:

“Inspektimi për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore që burojnë nga ky ligj kryhet nga

inspektorati që mbulon fushën e shëndetit në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për

inspektimin në Republikën e Shqipërisë””.

Neni 2

Në nenin 13, paragrafët pas shkronjës “d” ndryshohen si më poshtë:

“Për shkelje të nenit 9, në rast përsëritjeje, propozohet heqja e licencës.

Masa e gjobës është dënim kryesor kur parashikohet si dënim më vete dhe dënim plotësues kur jepet

njëkohësisht me masën e heqjes së licencës.

Ankimi ndaj vendimit të inspektoratit bëhet në përputhje me ligjin për inspektimin.

Ekzekutimi i vendimeve bëhet sipas legjislacionit në fuqi për kundërvajtjet administrative.”.

Neni 3

Dispozitë kalimtare

Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e ve t sipas organizimit aktual deri në

krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj.

Neni 4

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.