Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 489, datë 15.12.2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”
Ligji nr. 17/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 17/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 29, 11 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 26 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2013-03-11
LIGJ
Nr. 17/2013
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 489, DATË 15.12.2011 “PËR TREGTIMIN DHE
MBIKËQYRJEN E TREGUT TË PRODUKTEVE JOUSHQIMORE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 489, datë 15.12.2011 “Për tregtimin dhe mbikëq yrjen e tregut të produkteve
joushqimore”, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 18 bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 1, shkronja “ç” ndryshohet si më poshtë:
“ç) informon menjëherë ministrin përgjegjës për çdo veprimtari të vlerësimit të konformitetit, duke
siguruar kopje të certifikatave, raporteve të testimit dhe të vlerësimit të konformitetit, përfshirë dokumentet për
to dhe informacion për lëshimin, refuzimin ose tërheqjen e certifikatave, si dhe strukturës përgjegjëse dhe
autoriteteve të tjera me kërkesë të këtyre të fundit.”.
2. Pas pikës 8 shtohet pika 9 me këtë përmbajtje:
“9. Organi i miratuar për qëllime të inspektimit periodik të pr odukteve/instalimeve të vëna në shërbim
informon menjëherë ministrin përgjegjës për listën e planifikimit të inspektimeve periodike dhe çdo ndryshim
të saj.”.
Neni 2
Në nenin 19, në fund të pikës 2 shtohet fjalia me këtë përmbajtje:
“Organizmi Kombëtar i Akreditimit njofton paraprakisht ministrin përgjegjës për çdo vizitë vlerësuese
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.