Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 480, datë 17.11.2011 “Për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore”

Ligji nr. 16/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
16/2013
Data e miratimit
14 shkurt 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 29, 11 mars 2013
Hyn në fuqi
26 mars 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2013-03-11

LIGJ

Nr. 16/2013

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 480, DATË 17.11.2011 “PËR SIGURINË

E PËRGJITHSHME TË PRODUKTEVE JOUSHQIMORE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 480, datë 17.11.2011 “Për sigurinë e përgjiths hme të produkteve joushqimore”, bëhen

këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 9 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Përveçse kur parashikohet drejtpërdrejt nga ligji, struktur at përgjegjëse për kryerjen e funksioneve

të mbikëqyrjes së tregut sipas produkteve apo grup produkteve, miratohen apo përcaktohen me vendim të

Këshillit të Ministrave.”.

2. Pas pikës 2 shtohen pikat 3 dhe 4 me këtë përmbajtje:

“3. Struktura përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut i ushtron përgjegjësitë e veta në zbatim të këtij ligji,

në përputhje me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspekti min në Republikën e Shqipërisë”, përveçse kur

parashikohet shprehimisht ndryshe në këtë ligj.

4. Procedurat standarde operacionale të veprimtarisë së mbikëqy rjes së tregut, të detyrueshme për të

gjitha strukturat e mbikëqyrjes së tregut, miratohen me urdhër të ministrit.”.

Neni 2

Në nenin 11, pas pikës 6 shtohet pika 7 me këtë përmbajtje:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.