Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8691, datë 16.11.2000 “Për prodhimin dhe tregtimin e duhanit dhe të cigareve”, të ndryshuar

Ligji nr. 65/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
65/2013
Data e miratimit
14 shkurt 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 31, 12 mars 2013
Hyn në fuqi
27 mars 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2013-03-12

LIGJ

Nr. 65/2013

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8691, DATË 16.11.2000 “PËR PRODHIMIN

DHE TREGTIMIN E DUHANIT DHE TË CIGAREVE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8691, datë 16.11.2000 “Për prodhimin dhe tregtimin e duhanit dhe të cigareve”, të

ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 21, pas pikës 4 shtohen pikat 5 dhe 6 me këtë përmbajtje:

“5. Inspektimi i zbatimit të kërkesave të detyrueshme, sipas këtij ligji dhe akteve nënligjore në zbatim

të tij, është në kompetencën e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

6. Inspektimi kryhet sipas ligjit nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e

Shqipërisë”, përveç se kur parashikohet shprehimisht ndryshe në këtë ligj.”.

Neni 2

Neni 22 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 22

Kur nuk përbëjnë vepra penale, shkeljet e mëposhtme, të kryera nga një person fizik ose juridik, janë

kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë si më poshtë:

a) Tregtimi i duhanit të papërpunuar nga subjekte, në kundërshtim me nenin 12 të këtij ligji, dënohet

me gjobë në masën nga 20 mijë deri në një milion lekë, me sekue strimin e sasisë së duhanit si dhe/ose me

propozimin drejtuar ministrit, për heqjen e licencës përkatëse.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.