Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 138, datë 11.5.2009 “Për shëndetin publik”
Ligji nr. 52/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 52/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 30, 12 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2013-03-12
LIGJ
Nr. 52/2013
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 138, DATË 11.5.2009 “PËR SHËNDETIN PUBLIK”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 138, datë 11.5.2009 “Për shëndetin publik”, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Neni 26 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 26
Qëllimi dhe objekti
1. Inspektimi shëndetësor është çdo lloj forme kontrolli për verifikimin e respektimit të kërkesave
ligjore, të vendosura nga legjislacioni në fuqi, për të ruajtur dhe përmirësuar shëndetin publik nga çdo subjekt,
përfshirë institucione të ofrimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor.
2. Inspektimi shëndetësor kryhet në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për
inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.”.
Neni 2
Neni 27 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 27
Struktura
1. Inspektimi shëndetësor kryhet nga inspektorati që mbulon fus hën e shëndetit, sipas fushave të
veprimit që përcaktohen me ligje të veçanta.
2. Organizimi dhe funksionimi i inspektoratit rregullohen me ve ndim të Këshillit të Ministrave, në
përputhje me ligjin për inspektimin.
3. Inspektorati që mbulon fushën e shëndetit, për realizimin e detyrave, mbështetet teknikisht nga
Instituti i Shëndetit Publik.”.
Neni 3
Në nenin 40, pika 2 ndryshohet si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.