Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 120, datë 23.4.2009 “Për mbrojtjen e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore”, të ndryshuar

Ligji nr. 42/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
42/2013
Data e miratimit
14 shkurt 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 30, 12 mars 2013
Hyn në fuqi
27 mars 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2013-03-12

LIGJ

Nr. 42/2013

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 120, DATË 23.4.2009 “PËR

MBROJTJEN E FONDIT TË BIMËVE MJEKËSORE, ETEROVAJORE E TANIFERE

NATYRORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 120, datë 23.4.2009 “Për mbrojtjen e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore e

tanifere natyrore”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 31 emërtimi “Inspektorati i Mjedisit” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon

fushën e mbrojtjes së mjedisit”.

Neni 2

Në nenin 40, në paragrafin e parë, para fjalëve “me gjobë” shtohen fjalët “me dënim kryesor”.

Neni 3

Neni 42 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 42

Dokumentimi dhe vendosja e masës administrative

1. Procesi i inspektimit, konstatimit të shkeljes, pasqyrimit të saj dhe dënimit bëhet në përputhje me

ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

2. Të drejtën e vendosjes së gjobës për kundërvajtjet administrative, të parashikuara në këtë ligj, e

kanë inspektorët e Policisë Pyjore, inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe inspektorët e

organeve vendore për sipërfaqet pyjore e kullosore që ato kanë në pronësi apo në përdorim.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.