Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9426, datë 6.10.2005 “Për mbarështimin e blegtorisë”, të ndryshuar
Ligji nr. 72/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 72/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 31, 12 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2013-03-12
LIGJ
Nr. 72/2013
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9426, DATË 6.10.2005 “PËR
MBARËSHTIMIN E BLEGTORISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9426, datë 6.10.2005 “Për mbarështimin e blegtorisë”, të ndryshuar, bëhen këto
ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në të gjithë ligjin, emërtimi “Inspektorati Zooteknik” zëvendës ohet me emërtimin “Shërbimi
Zooteknik”.
Neni 2
Në nenin 3, pas pikës 64 shtohet pika 65 me këtë përmbajtje:
“65. Kontroll zyrtar në fushën e zooteknisë” është çdo formë kontrolli për verifikimin e respektimit të
kërkesave ligjore, sipas legjisl acionit zooteknik, e kryer nga autoriteti kompetent përkatës, në përputhje me
këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””.
Neni 3
Neni 68 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 68
Organet e kontrollit që mbulojnë fushën e zooteknisë
1. Shërbimi zooteknik siguron kontrollin për plotësimin e kush teve për mbarështimin e qëndrueshëm
të kafshëve të fermës, përmirësimin racor dhe të ushqyerit të kafshëve dhe tregtimin e materialeve racore.
2. Shërbimi zooteknik është pjesë e shërbimit veterinar.”.
Neni 4
Në nenin 69 fjalët “Inspektori i zooteknisë” zëvendësohen me fjalët “Zootekniku zyrtar”.
Neni 5
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.