Për disa ndryshime në ligjin nr. 9774, datë 12.7.2007 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”
Ligji nr. 39/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 39/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 30, 12 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2013-03-12
LIGJ
Nr. 39/2013
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9774, DATË 12.7.2007 “PËR VLERËSIMIN DHE
ADMINISTRIMIN E ZHURMËS NË MJEDIS”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9774, datë 12.7.2007 “Për vlerësimin dhe administ rimin e zhurmës në mjedis”, bëhen
këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 29 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1. Emërtimi “Inspektorati i Mjedisit” zëvendësohet me emërtimin “Inspektorati që mbulon fushën e
mbrojtjes së mjedisit”; emërtimi “Inspektorati Sanitar Shtetëror” zëvendësohet me emërt imin “Inspektorati që
mbulon fushën e shëndetit”; emërtimi “Inspektorati Shtetëror i Punës” zëvendësohet me emërtimin
“Inspektorati që mbulon fushën e punës” dhe emërtimi “Inspektorati i Kontrollit të Automjeteve” zëvendësohet
me emërtimin “Struktura përgjegjëse për kontrollin e automjeteve”.
2. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“2. Organet e përmendura në pikën 1 të këtij neni ushtrojnë kon troll për zhurmën, në përputhje me
ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe dispozitat e tjera në fuqi.”.
Neni 2
Neni 30 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 30
Vendimi i kontrollit
1. Pas kryerjes së kontrollit, vendimi merret në përputhje me ligjin për inspektimin nga inspektori ose
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.