Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”

Ligji nr. 69/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
69/2013
Data e miratimit
14 shkurt 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 31, 12 mars 2013
Hyn në fuqi
27 mars 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2013-03-12

LIGJ

Nr. 69/2013

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9244, DATË 17.6.2004 “PËR MBROJTJEN

E TOKËS BUJQËSORE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqë sore”, bëhen këto ndryshime dhe

shtesa:

Neni 1

Në të gjithë ligjin, emërtimi “Inspektorati Shtetëror i Mbrojtjes së Tokës (ISRMT)” zëvendësohet me

emërtimin “Inspektorati i Mbrojtjes së Tokës”.

Neni 2

Pas nenit 4 shtohet neni 4/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 4/1

Inspektimi

Inspektimi në zbatim të këtij ligji bëhet nga inspektoratet e përcaktuara në nenin 4, të këtij ligji, në

përputhje me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””.

Neni 3

Neni 29 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 29

Dënimet

Për kundërvajtjet administrative, të parashikuara në nenin 28 të këtij ligji, inspektori i inspektoratit të

mbrojtjes së tokës në këshillin e qarkut, jep dënim kryesor me gjobë nga 50 mijë deri në 500 mijë lekë.”.

Neni 4

Neni 30 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 30

Ankimi

Kundër vendimit të inspektorit të inspektoratit të mbrojtjes së tokës në këshillin e qarkut mund të

bëhet ankim në përputhje me ligjin për inspektimin.”.

Neni 5

Dispozitë kalimtare

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.