Për disa ndryshime në ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar
Ligji nr. 20/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 20/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 29, 11 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 26 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2013-03-11
LIGJ
Nr. 20/2013
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8402, DATË 10.9.1998 “PËR KONTROLLIN DHE
DISIPLINIMIN E PUNIMEVE TË NDËRTIMIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplin imin e punimeve të ndërtimit”, të
ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Neni 1 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 1
Projektimi, mbikëqyrja, zbatimi dhe kolaudimi i punimeve për objektet në Republikën e Shqipërisë
kontrollohen dhe disiplinohen në bazë të dispozitave të këtij ligji.
Kontrolli për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore, të parashikuara në këtë ligj, bëhet nga
struktura përkatëse në përputhje me këtë ligj dhe ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në
Republikën e Shqipërisë”.”.
Neni 2
Neni 15 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 15
1. Shkeljet e neneve 4, 5, 6, 7 e 8 të këtij ligji, kur nuk për bëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje
administrative dhe dënohen me dënim kryesor, me gjobë në masën 50 000 deri në 2 000 000 lekë.
2. Shkeljet e neneve 9, 10 e 11 të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje
administrative dhe dënohen me dënim kryesor, me gjobë në masën 50 000 deri në 500 000 lekë.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.