Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 469, datë 13.10.2011 “Për mbrojtjen nga rrezatimet jojonizuese
Ligji nr. 27/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 27/2013
- Data e miratimit
- 14 shkurt 2013
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 29, 11 mars 2013
- Hyn në fuqi
- 26 mars 2013
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2013-03-11
LIGJ
Nr. 27/2013
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 469, DATË 13.10.2011 “PËR MBROJTJEN NGA
RREZATIMET JOJONIZUESE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 469, datë 13.10.2011 “Për mbrojtjen nga rrezat imet jojonizuese” bëhen këto
ndryshime:
Neni 1
Neni 5 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 5
Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet
Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet është autoriteti përgjegjës kombëtar rregullator, që mbikëqyr
dhe siguron zbatimin e dispozitave të këtij ligji e të akteve të tjera ligjore e nënligjore në fushën e mbrojtjes
nga rrezatimet jojonizuese, i cili është ngritur dhe funksionon sipas parashikimeve të ligjit nr. 8025, datë
9.11.1995 “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar. Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet
përcakton masat e nevojshme për të siguruar në çdo rast që ekspozimet e çdo instalimi ose pajisjeje që emeton
rrezatim jojonizues të jenë në përputhje me normat e miratuara nga rregulloret përkatëse.”.
Neni 2
Në nenin 6 bëhet ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
1. Shkronja “b” ndryshohet si më poshtë:
“b) kontrollon zbatimin në praktikë të akteve ligjore e nënligj ore për mbrojtjen nga rrezatimi
jojonizues, në përputhje me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.