Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin”, të ndryshuar

Ligji nr. 74/2013, datë 14 shkurt 2013, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
74/2013
Data e miratimit
14 shkurt 2013
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 31, 12 mars 2013
Hyn në fuqi
27 mars 2013
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 2013-03-12

LIGJ

Nr. 74/2013

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9863, DATË 28.1.2008 “PËR USHQIMIN”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 3, pika 19 ndryshohet si më poshtë:

“19. “Kontroll zyrtar” është çdo kontroll për të verifikuar res pektimin e kërkesave ligjore në fushën e

ushqimit dhe ushqimit për kafshë.”.

Neni 2

Në nenin 19, pika 4 ndryshohet si më poshtë:

“4. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pezullon përkohësisht apo i propozon ministrit revokimin e

licencës, me kërkesë të operatorëve të biznesit ushqimor apo në rast se gjatë kontrollit rezulton se nuk

plotësohen kërkesat tekniko-teknologjike, higjieno-sanitare, fitosanitare apo veterinare, sipas këtij ligji.”.

Neni 3

Në nenin 38 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Kontrolli zyrtar kryhet në përputhje me rregullat e parashikua ra në ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011

“Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, përveç kur parashikohet shprehimisht në këtë ligj.”.

Neni 4

Neni 39 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 39

Organet përkatëse të kontrollit

Kontrolli zyrtar i ushqimit dhe ushqimit për kafshë bëhet nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.”.

Neni 5

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.